Analistët: Shantazhet e kërcënimet janë mënyrë e qeverisjes në Kosovë

“Nuk është hera e parë që politika në Kosovë ballafaqohet me dukuri të tillë. Prandaj mendoj qe korrupsioni është problemi kryesor në Kosovë. Sepse, korrupsioni e ka sjellë këtë version të demarkacionit dhe korrupsioni është duke u munduar ta miratoj këtë version të demarkacionit” tha Shala.
Ballafaqimi i Kosovës me probleme si korrupsioni nuk është diçka e re, shantazhet dhe kërcënimet janë mënyra se si qeveriset në Kosovë, thanë për Gazetën Blic vëzhguesit e çështjeve politike, Imer Mushkolaj dhe Krenar Shala
Mushkolaj ka thënë se shantazhi me dosje mund të jetë vetëm njëra nga mënyrat që koalicioni qeveritar mund ta përdorë për ta votuar demarkacionin.
“Përderisa në rastin e zgjedhjes se Hashim Thaçit president ka dalë të jenë premtuar shumë përfitime e privilegje në shkëmbim të votës, nuk ka pse të mos besohet se edhe në rastin e demarkacionit nuk do të korruptohet vota. Shantazhi me dosje mund të jetë vetëm njëra nga mënyrat që koalicioni qeveritar mund ta përdor për ta votuar demarkacionin. Shantazhet e kërcënimet janë pjese e mënyrës se qeverisjes në Kosovë dhe kjo bëhet edhe më lehtë për t’u zbatuar duke pasur parasysh se shumë deputete nuk kanë integritet personal e profesional dhe lëshojnë pe edhe për çështje të rëndësishme”, tha Mushkolaj.
Ndërsa Shala, për Gazetën Blic ka thënë se korrupsioni ka sjellë këtë version të demarkacionit.
“Nuk është hera e parë që politika në Kosovë ballafaqohet me dukuri të tillë. Prandaj mendoj qe korrupsioni është problemi kryesor në Kosovë. Sepse, korrupsioni e ka sjellë këtë version të demarkacionit dhe korrupsioni është duke u munduar ta miratoj këtë version të demarkacionit” tha Shala.
Lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet ende sfidë në Kosovë.
(Gazeta Blic)