HW

Analistët: Rikthimi në zyrën e kryeministrit, nuk i bën nderë Haradinajt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nesër, kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj ka thirr mbledhje të qeverisë. Kjo, sipas njohësve të zhvillimeve politike, nuk duhet të ndodhë. Madje, ata insistojnë se zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme.

Ish – kryeministri Ramush Haradinaj, ka thirrur mbledhjen e rregullt të qeverisë për ditën e premte, në cilësinë e mbledhjeve të rregullta të qeverisë në detyrë.

Por sipas njohësit të rrethanave politike, Artan Muhaxhiri, një gjë të tillë ia ndalon edhe aspekti juridik.

“Mendoj se nuk ka kurrfarë logjike politike e as morale që zoti Haradinaj të vazhdojë të shkojë në zyrën e tij. A aspekti juridik nuk ja legjitimon një gjë të tillë sepse dorëheqja dallon prej shkarkimit, por në rastin e Haradinajt nuk ka kurrfarë kuptimi se ai tha vet që nuk dëshiron ta dërgojë në Hagë kryeministrin e Kosovës por vetëm Ramush Haradinajn si individ, prandaj edhe rikthimi i tij në pozitën formale qoftë edhe simbolikisht të kryeministrit nuk i bën nderë as atij e as Kosovës”, tha për RTV Dukagjinin, Artan Muhaxhiri.

Nga ana tjetër, ai shprehet se qeveria teknike është më pak e mundshme, duke e ditur përçarjen e spektrit politik në vend. Prandaj zgjidhja më e mirë mbeten zgjedhjet e reja.

ARKATANA

“Opsioni më valid është ai që të shkohet në zgjedhje të reja, sepse për krijimin e një qeverie teknike nevojitet vullnet i plotë i të gjithë akterëve përfshirë pozitën dhe opozitën. Në një marrëveshje të gjerë do të caktoheshin edhe kufizimet kohore dhe mandatorë të qeverisë teknike”, shtoi më tej Artan Muhaxhiri, përcjell Telegrafi.

Njëjtë mendon edhe Jemir Bakija, nga Demokracia plus i cili thotë se zgjidhja aktuale që i duhet vendit është shpërbërja e Kuvendit.

“Opsioni më i shpejt dhe që duket më i arsyeshëm do të ishte shpërbërja e Kuvendit. Ka një iniciativë që ka filluar prej dy muajsh që është filluar por ende nuk është dorëzuar. Mbetet që ajo iniciativë të përfundohet dhe është gjithë ajo çfarë kërkojnë partitë”, tha Jetmir Bakija.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme të premten e kaluar, me arsyetimin e është ftuar për intervistim nga prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.