Fundamenti

Analistët: Pas refuzimit të LDK-së, Kurti mund të kthehet nga PDK-ja për formimin e qeverisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas refuzimit që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i bëri ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim konsultativ për zgjedhjen e qeverisë së re, njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se mandatari për formimin e qeverisë së re, duhet t’i kthejë sytë nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Veprim i zgjuar i Vetëvendosjes të provoj një partneritet me Partinë Demokratike sepse nuk e ka provuar asnjëherë. Është partia e dytë më e madhe dhe rrjedhimisht do të krijonte një stabilitet në qeverisje, do ta zgjidhte edhe çështjen e presidentit, sepse këto dy parti së bashku bëjnë më shumë se 72 deputet, do të ishte veprim i zgjuar, por duhet pasur kujdes edhe termat mbi të cilët negociohet bashkëpunimi”, ka thënë për RTK-në Dritëro Arifi, njohës i proceseve politike.

E një tjetër njohës konsideron se PDK-ja është treguar konstruktive edhe në situata të tjera, kur ka bëhej fjalë për krijimin e institucioneve të reja në vend.

FIDANISHTJA

“Këtë konstuktivitetin ndër partitë politike në vend, më së miri e dëshmon Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se e shohim të kaluarën, që nuk ka qenë pengesë për PDK-në që të jap edhe pozitën e kryeministrit, prandaj është jo vështirë e mendueshme që diçka e tillë të bëhet edhe me LVV-në”, ka thënë Shkodran Rexhaj, njohësi i proceseve politike

Mundësinë për t’i dërguar një ftesë për takim PDK-së ose AAK-së e la të hapur këtë javë, zyrtarja e Vetëvendosjes, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Edhe numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri me dije se qeveria e re nuk mund të formohet pa bërë koalicion me ndonjërën prej partive opozitare, megjithatë qoftë PDK-ja, qoftë AAK-ja janë deklaruar të gatshme për një koalicion me parti të tjera opozitare, por jo edhe për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.