Fundamenti

Amnistia s`i prek kriminelët

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ligji për amnisti nuk do të bëhet për pjesën verore dhe as jugore. Ky ligj do të jetë për krejt Kosovën. Askush nuk duhet të krijoj iluzion se do të falen kriminelët dhe as shërbimet sekrete të pasluftës. Në Kuvend do të përcaktohet periudha kohore e amnistisë. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi flet për Express.

Express: Çështja e amnistisë ka nisur më herët, por tash u aktualizua me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Si parashihet të amnistohen qytetarët e Veriut me Ligjin për amnisti.

H. Kuçi: Në fillim kur është menduar Ligji për amnisti, në kohën kur jam bërë ministër, por edhe tash, nuk është menduar që të ketë amnisti për një grup të njerëzve, për një entitet apo për një territor, por për vepra të caktuara dhe pastaj do të jetë për gjithë territorin dhe për gjithë njerëzit që mund të preken. Edhe kësaj radhe nuk do të ketë propozime që mund të quhen të Veriut apo të Jugut ose vetëm serbë ose vetëm shqiptarë. Do të ketë barazi para ligjit edhe në kuptimin pozitiv.

Express: Por, amnistia do t’i prek edhe disa kategori të qytetarëve në Veri të Kosovës. Si do të bëhet kjo?

H. Kuçi: Delegacioni ynë është duke biseduar në Bruksel. Ata e diskutojnë edhe këtë çështje dhe tash nuk mund të them konkretisht rreth asaj që do të mendohet në atë drejtim. Por, po e përsëris se parimi do të ruhet, jo duke krijuar iluzionin se do të përmirësohet secili individ, por duke krijuar do të thosha partneritet me ligjin jo me individë ose me entitetin e caktuar.

Express: Dihet se një pjesë e strukturave të Serbisë ka funksionuar në Kosovë. Si do të amnistohen ata njerëz?

H. Kuçi: Unë besoj se Kodi Penal jep mundësi me i parapa vepra të caktuara dhe po ashtu jep mundësinë edhe me i amnistu. Por, gjithmonë është fjala për ata që nuk kanë bërë krime ordinere. Nuk ka pasur as iluzion se duhet të amnistohen kriminelët. Por, duhet ta pranojmë një fakt se as Serbia nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. është fjala për kriminelët, që mund të justifikohen me vrasje dhe vepra penale të ndryshme.

Mobi Casa

Express: Edhe në Komisionin për Legjislacion, ku raportuat të hënën, pati pyetje sa i përket periudhës kohore, në të cilën do të përfshihet amnistia. A e keni menduar kohën se kur do të bëhet amnistia?

H. Kuçi: Nuk e di këtë. Pra, është çështje e grupeve punuese. Por, prapë po e them se do të jetë parim universal. Mos të harrojmë se amnistia kërkon konsensus politikë, në rastin tonë i kërkon 2/3 e deputetëve. Do të thotë është një konsensus bukur i lartë.

Express: A keni marrë ndonjë sinjale prej liderëve të partive politike se për çfarë periudhe do të caktohet amnistia?

H. Kuçi: Jo, por ne posa ta hartojmë draftin, e prezantojmë para liderëve të partive politike, para komisioneve parlamentare dhe pastaj do të shihet vullneti politik. Por, nuk duhet të krijohet logjika se kjo amnisti po bëhet për një grup, për një individ apo për dikend tjetër.

Express: Edhe në Komision pati dilema sa i përket shërbimeve sekrete që kanë ekzistuar pas luftës në Kosovë. A i prek amnistia edhe këto shërbime?

H. Kuçi: Asnjëherë në imagjinatën time, por as të dikujt tjetër nuk është kërkuar një gjë e tillë. As s’ka qenë në imagjinatën dhe as nuk është kërkuar kurrë. Hera e parë ka qenë që e kam dëgjuar tash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.