Hidromorava

Amnisti për serbët e veriut, SHIK-un e SiA-n

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ligji për Amnistinë që pritet të miratohet brenda një periudhe të shpejtë kohore, pritet ta përcaktojë faljen e veprave të caktuara jo vetëm për strukturat paralele serbe, por edhe të strukturave paralele të partive politike shqiptare që kanë vepruar pas luftës. Burime ndërkombëtare në Prishtinë i kanë thënë Tribunës se me këtë Ligj parashihet të falen disa vepra të strukturave ilegale që kryesisht ndërlidhen me strukturat paralele të sigurisë.

Nga radhët e strukturave serbe, ky burim parasheh amnisti për pjesëtarët vendorë serbë që kanë punuar për BIA-n, pastaj pjesëtarët vendorë serbë që kanë punuar për MUP-i dhe gjatë rekrutimit të tyre ata do të amnistohen dhe integrohen në strukturat vendore, si dhe pjesëtarët vendorë serbë të Mbrojtjes Civile, disa prej të cilëve do të tentohet të përfshihen edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

GRANDEMALL

Ndërkaq, sa u përket strukturave shqiptare, këto burime bëjnë me dije se do të amnistohen veprime e vepra të pjesëtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës – SHIK, si dhe Sigurimin e Atdheut – SiA. Veprat që parashihet të falen, sipas të njëjtave burime, nuk kanë të bëjnë me vrasjet dhe krimet e tjera të rënda.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.