UBT

Amir Jakupi: Balotazhi, garë prej fillimit – s`ka favorit në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Amir Jakupi pret që rezultati i balotazhit në Kamenicë në mes të Qëndron Kastratit (VV) dhe Shaip Surdullit (LDK) të jetë tejet i ngushtë. Sipas tij, një pjesë e madhe e elektoratit të PDK-së, AAK-së dhe AKR-së do të abstenojnë me 19 nëntor. “Vendimet e partive që i janë bashkuar kandidatëve për kryetar nuk do të përfillen nga shumica e elektoratit. Ndikimi do të jetë tek strukturat ose një pjesë e militantëve, të tjerët do të votojnë sipas bindjes së tyre, kurse një pjesë e madhe do të abstenojë”, mendon Jakupi.

Jakupi thotë se kandidati i LDK-së ka bërë shumë gabime gjatë 11 viteve të qeverisjes së Kamenicës, ndërsa sipas tij lëvizja Vetëvendosje humbi një shans historik për një fitore të sigurt në Kamenicë. “Në mandatet e Surdullit janë bërë dëme të pariparueshme për Kamenicën. Faturat, Surdulli i ka paguar me humbjen e garave zgjedhore. Kurse, Vetëvendosje ka pasur shansin për ta fituar Kamenicën pa balotazh, por gabimin e bëri me përzgjedhjen e kandidatit. Siç keni mundur ta vëreni mbi gjysmën e kohës në përballje televizive, kandidati i VV-së e ka koncentruar në akuza, kifle dhe në qeverisjen e Prishtinës”.

Mobi Casa

Njohësi i zhvillimeve politike, Amir Jakupi thotë se nëse do të arrijnë partitë të ndikojnë tek votuesit e tyre, atëherë 16 % i PDK-së dhe minoritetet do ta bëjnë diferencën. ”AAK dhe AKR tashmë janë pozicionuar se kë do ta mbështesin në balotazh. AAK ka 400 vota më shumë se AKR. Votat e PDK-së dhe mbi 800 vota të serbëve e romëve do të jenë përcaktuese për kryetarin e ri të Kamenicës”, është shprehur Jakupi./rajonipress/