United Hospital

Amir Canaj, në krye të AKR-së në Koretin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Nëndega e AKR-së në Koretin të Kamenicës, në takimin e mbajtur me më shumë se 70 delegatë, ka zgjedhur për kryetar të ri Amir Canaj, nënkryetar Enver Matoshin ndërsa sekretar Veton Dervishin.

Amir Canaj është bankier dhe deri më tani ka qenë i painkuadruar në politikë ndërsa të gjithë delegatët prezentë e kanë votuar me unanimitet që ai të drejtojë AKR-në në Koretin.

Canaj ka thënë para delegatëve se ka vendosur të bashkohet me AKR-në sepse e sheh si shpresën e vetme për Koretinin dhe Kamenicën, ai është shprehur i gatshëm të punojë me të gjithë pa dallime për të arritur rezultatin e fitores së madhe në Koretin e Kamenicë.

Uji Dea

Kryetari i AKR-së në Kamenicë, në fjalën e mbajtur ka thënë se rreth AKR-së po grumbullohen përditë e më shumë aktivistë dhe qytetarë të cilët nuk duan që komuna të stagnojë edhe katër vite të tjera dhe që janë të vendosur që qeverisjen t`ia besojnë AKR-së. “Fryma e fitores së AKR-së ashtu sikurse po ndihet këtu në Koretin, ashtu po ndihet edhe në të gjitha lokalitetet e komunës tonë. Vetëm AKR-ja dhe Presidenti Pacolli mund të kthejnë shpresën për të jetuar këtu, kemi kaq kohë që kjo klasë politike që sot qeverisë ose bën opozitë në Kosovë po merren me tema që nuk prekin jetën Tuaj, të harruar kanë mbetur investitorët të cilët edhe nëse vijnë po përballen me një korrupsion të paparë, të harruara kanë mbetur premtimet e 320 mijë vendeve të punës nga dy partitë në pushtet, dhe të izoluar po vazhdojnë të mbesin qytetarët tanë, të vetmit në Evropë. Andaj është momenti që të bashkohemi të gjithë t`i japim rastin Presidentit Pacolli dhe ta bëjmë Koretinin, Kamenicën e Kosovën madhështore” ka thënë Kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi .

AKR, sipas Matoshit është në kontakte dhe takime të vazhdueshme me elektoratin ndërsa një ditë para këtij takimi, Matoshi ka takuar edhe rreth 50 të rinjë nga fshati Muqiverc me të cilët ka biseduar për planet qeverisëse të AKR-së në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.