RCCOLA

Amir Canaj kandidat i AKR-së për kryetar të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Dega e AKR-së në Kamenicë, në koordinim të plotë me të gjitha strukturat e saj, dhe me pajtueshmëri të plotë me Presidentin Behgjet Pacolli, ka marrë vendim të kandidojë z. Amir Canaj, për kryetar të komunës së Kamenicës ka thënë Fatmir Matoshi.

Amir Canaj, është një bashkëqytetarë i yni i respektuar, një i ri i shkolluar dhe i dëshmuar në profesionin e tij të deritashëm si bankier i suksesshëm.

KKVITI

Ai është një familjarë i mirë, baba i dy vajzave dhe shembull i një qytetari të përkushtuar për vendin e tij.

Si kryetar i Degës së AKR-së dhe bashkëqytetarë i Juaji i kam dhënë përkrahje të fuqishme këtij vendimi dhe ju ftojë ta mbështesim të gjithë, sepse është kandidati më i duhur për ta qeverisur komunën tonë në katër vitet që vijnë. Na priftë e mbara me Kryetarin Amir Canaj ka thënë Fatmir Matoshi./rajonipress/