Eko Higjiena

Amir Canaj: 10 euro në muaj nga buxheti komunal për secilin nxënës kamenicas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kandidati i AKR-së në Kamenicë Amir Canaj, premton nga 10 euro në muaj nga buxheti komunal për secilin nxënës të cikleve parafillore, fillore dhe të mesme të ulët. Ky është premtimi i parë i tij të cilin e bëri publik në urimin për fillimin e vitit të ri shkollor.

Më poshtë është postimi i tij.

Të dashur Nxënës të Komunës së Kamenicës,
Nga dita e hënë ju do të filloni vitin e ri shkollor, betejën për nxënje të dijes. Shfrytëzoj rastin që tu përcjell urimet më të mira për këtë fillim viti shkollor.

Prindër të respektuar, siç mund ta keni dëgjuar, Unë do të garojë për ta qeverisur Kamenicën në katër vitet e ardhshme, besoj fort se së bashku me Ju do ta bëjmë shkollën më të mirë, do ta rrisim cilësinë e mësimnxënies dhe do të përmirësojmë kushtet nëpër shkolla.

ARKATANA

Më lejoni që publikisht të ju jap premtimin e parë, Në qeverisjen time, duke filluar nga shtatori 2018, pas përfundimit të procedurave në Kuvend gjatë rishikimit nga buxheti komunal do të subvencionojmë me nga 10 euro për secilin muaj shkollor, secilin nxënës të cikleve parafillor, fillore dhe të mesme të ulët.

Ditëve të kaluara së bashku me një ekip të ekonomistëve, ne e kemi studiuar këtë çështje, dhe i kemi analizuar edhe burimet se nga do t`i sigurojmë këto mjete buxhetore.

Kjo mbështetje për fëmijët e këtyre cikleve shkollore, nuk është thjesht premtim, është Zotimi im, ndërsa në muajt në vijim do të bëjmë përpjekje që të sigurohemi se mbështetja e këtillë do të mund të bëhet edhe për nxënësit e shkollave të mesme të larta.
Na priftë e mbara.

I Juaji,
Amir Canaj, Kandidat i AKR-së për Kryetar të Kamenicës

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.