Amir Abrashi do të luajë kundër Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Javën e ardhshme Abrashi fluturon për në Shqipëri, ku më 11 tetor 2013 në Tiranë do të përballet me helvetikët.

Amir Abrashi, djali i një emigranti shqiptar në Turgau të Zvicrës, është një shembull i suksesshëm i integrimit. 23-vjeçari ende jeton me prindërit e tij, flet gjuhën gjermane me theks zviceran. Ka përfaqësuar një vit më herët në Londër ekipin olimpik zviceran.

Mirëpo, Abrashi do të luajë së shpejti kundër Zvicrës, më 11 tetor 2013 në Tiranë, në ndeshjen eliminatore të radhës për Kupën e Botës. Mesfushori kosovar, i cili luan te Grashopers në Zvicër, është takuar me trajnerin e kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld. Abrashi tha për “Blick” se i kishte thënë Hitzfeldi se e kishte nën vëzhgim futbollistin shqiptar dhe se duhet të ketë durim”.

KKVITI

Por durimi ishte „sosur“ për Abrashin.

“Unë jam një realist. Në pozicionin tim rreth shtatë lojtarë vijnë përpara meje: Inler, Behrami, Xhemaili, Schwegler, Gelson, Fabian Frei dhe Salatic“, thotë Abrashi.

“Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur tani t‘i kthehem Shqipërisë. Më dhemb, por për karrierën time ky hap është i rëndësishëm.
Javën e ardhshme Abrashi fluturon për në Shqipëri.(albinfo)