Fundamenti

Amerikanët përgatisnin Çekun si kryeministër të pavarësisë

/ 1 minutë lexim

Hashim Thaçi është bërë kryeministër i pavarësisë si rezultat i një procesi të paparashikuar. Kabllot diplomatike të publikuara së fundi në Wikileaks tregojnë detaje se si diplomacia amerikane po përgatitej që pavarësia të bëhej kah fundi i vitit 2006, dhe si po e përgatisnin kryeministrin e atëhershëm Agim Çeku për pavarësi.

Në gushtin e vitit 2006, kori diplomatik në Kosovë dhe liderët e vendit që asokohe po funksiononin në kuadër të Ekipit të Unitetit, po prisnin shpalljen e pavarësisë.

KKGJILAN

Pritjeve kishte vendosur t’u japë shtytje edhe vetë diplomati amerikan Frank Wisner, që asokohe po shërbente si përfaqësues i SHBA-së në ekipin e kryenegociatorit Marti Ahtisari.

Për shkak të ndikimit te kosovarët, Ahtisari, e kishte ngarkuar zëvendësin e tij amerikan që të qëndronte më shpesh në Kosovë.(tribuna)