Fundamenti

Amerikanët me plan 700 milionësh për energjinë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kompania amerikano-kanadeze “EmberClear” e cila ka planifikuar që të investojë në Kosovë, sot ka zbuluar detaje të investimit të sajë.

Drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Presidenti i Bordit Erolld Belegu dhe Drejtori Ekzekutiv Arian Zeka pritën në takim pune përfaqësuesit e kompanisë energjetike amerikano-kanadeze “EmberClear” e cila planifikon që të investojë në Kosovë.

Drejtuesit e Odës Amerikane mirëpritën planet e kompanisë “EmberClear” për investime në vend, si një indikator i rëndësishëm se me gjithë vështirësitë e shumta në ambientin e të bërit biznes, Kosova mbetet një vend tërheqës për investitorët e huaj. Ata vlerësuan se projektet e tilla janë të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit si dhe për luftimin e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Uji Dea

Përfaqësuesit e kompanisë “EmberClear” shpalosën para drejtuesve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, detajet e planit të tyre për investime në vlerë prej 700 milionë eurosh për zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend.

Gjatë takimit u theksua rëndësia që institucionet e vendit të miratojnë sa me prioritet kornizën e nevojshme legjislative e cila do të mundësonte thithjen e më shumë investimeve të ngjashme nga investitorë të huaj. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.