Uji Dea

Amerikanët insistojnë në riformatimin e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Tema e takimit ka qenë nevoja e riformatimit të kabinetit qeveritar, shkruan Gazeta Express.

Me anë të një komunikate për media njoftohet se “Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorin Delawie për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës.”

Edhe pse më herët u raportua se do të diskutohet Demrakacioni, në komunikatë nuk jepen detaje në lidhje për këtë temë.

Fundamenti

Mësohet se Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie kanë biseduar edhe për nevojën e riformatimit të Kabinetit qeveritar, që siaps tyre duhet të ndodhë pas konsultimeve dhe pajtimit mes partnerëve të Koalicionit qeveritar.

Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu kreu i legjislativit e ka informuar ambasadorin amerikan në Kosovë edhe për nisjen e sesionit vjeshtor parlamentar dhe agjendën parlamentare të Kuvendit për këtë vit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.