Uji Dea

Amerikanët dështuan te Drita

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta–Petriti” në Gjilan. Shikues: 400 Gjyqtarë: M. Gashi, A. Hoxha, U. Hasani. Pesë gabime personale: Dushica (Drita) . Drita – Trepça 81:91 (20:22, 15:21, 21:22, 25:26).

Drita: Fazliu Bajraliu, Agomo 2, Shingles 13, Blackmon 9, Hyseni , Sylejmani 13, Mehmeti 19, Ibrahimi 6, A. Aliu, B. Aliu, Dushica 19 Trajner: Gj. Selimi

Trepça: Tahiri, White 16, Haxhiu 15, Mims 4, Prekazi 6, Azemi, Asllani 11, D. Hajrizi 28, Milanovski, V. Hajrizi, Hanxhiq 11 Trajner: Panqe Milejski.

Basketbollistët e Dritës pas humbjes që pësuan para tri ditëve ndaj skuadrës së Prishtinës para shikuesve të tyre, kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, duke u mundur nga ekipi i Trepçës nga Mitrovica. Vendasit kanë rezistuar me aq forcë sa kishin dhe në asnjë moment nuk kanë lejuar skuadrën mysafire të shkëputen në pikë, sa të sigurojnë fitore të hershme në këtë ndeshje.

Në tre minutat e parë Trepça me lojë të shpejtë, ka arritur që të shkëputet në rezultat, duke shënuar 11 pikë, ndërsa në anën tjetër vendasin nuk i lejuan të shënojnë më shumë se 2 pikë. Pas pushimit të kërkuar nga trajneri gjilanas, vendasit me një seri arrin ti revanshohen mysafirëve duke shënuar disa pikë radhazi dhe të barazojnë rezultatin në 13:13. Deri në fund të lojën dy skuadrat kanë luajtur mirë në mbrojtje, por në funt të këtij çereku ishin mysafirët që përfundojnë 10 minutat e parë me dy pikë dallim 20:22.

Uji Dea

Fillimi i dhjetë minutave të dytë i ka takuar vendasve që kanë shënuar disa pikë dhe në minutën e katërt të çerekut të dytë kanë udhëhequr me 8 pikë dallim. Kur pritej që vendasit të vazhdojnë me lojë të mirë, fillojnë aksionet vetanake të vendasve, gjë që mysafirët i shfrytëzojnë këto gabime dhe brenda gjashtë minutave vijuese shënojnë 18 pikë, ndërsa vendasit vetëm 4 pikë, për të përfunduar 20 minutat e parë me rezultat 35: 43.

Mysafirët vazhdojnë dominimin e tyre, por çdo herë kur largoheshin në rezultat, pak për shkak të vetknaqësisë së mysafirëve dhe më shumë angazhimin më të madh të vendasve, rezultati afrohej në kufirin e 10 pikëve dallim për Trepçën.

Në çerekun e fundit, Drita ka arritur në një moment të shkrijë epërsinë e mysafirëve vetëm në 5 pikë dhe kur kishin përkrahjen e madhe nga shikuesit për të barazuar rezultatin e ndoshta edhe për të shënuar fitore, vendasit bënin gabime duke dëshiruar që vet ti përfundojnë aksionet, e që në anën tjetër mysafirët i ndëshkojnë për të shënuar në fund fitore prej 10 pikëve 81:91.

Lojtarët më të dalluar në radhët e Dritës ishin Mehmeti dhe Dushica me nga 19 pikë të shënuara, ndërsa tek mysafirët ashtu edhe siç është pritur më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë./rajonipress/