Amerika po zien, 30 viktima nga i nxehti

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

New york, 8 korrik – “Amerika po zien!”. Kështu e përshkruan shtypi valën e jashtëzakonshme të të nxehtit që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që deri tani ka shkaktuar 30 viktima, shumica e të cilëve ishin persona të moshuar.

“Djersitja e madhe”, shkruajnë disa gazeta duke iu referuar temperaturave rekord që kalojnë edhe 40 gradë Celsius. Qytete si NewYork, Wshington, Philadelfia dhe Chicago janë prekur më shumë nga i nxehti afrikan, transmeton TCH.

Fundamenti

Vetëm në Chicago numërohen 10 viktima. Në Ohio tre të moshuar kanë vdekur në shtëpi pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe për pasojë nuk mund të përdornin kondicionerët.

Këto temperatura, sipas meteorologëve amerikanë, do të zgjasin edhe disa ditë dhe bilanci i viktimave mund të shtohet.