Ambienti po vdes, e me të edhe kafshët
Nga Rupert Neudeck – Në Kosovë duhej të kishim një industri të madhe solare, në male do të mund të vendoseshin mullinj të erës, që të dyja këto gjëra së bashku do të mund ta shndërronin shtetin më të vogël në Evropë në shtetin më të sigurt energjetik të së ardhmes.
Në ndërkohë ekzistojnë firma, të cilat shesin shumë më lirë flatrat solare, se sa që ka qenë rasti para dy dekadave. Kosova do të mund të jetë shteti i parë, i cili do të arrinte nivelin prej 30 për qind të mbulimit me energji nga burimet e ripërtërishme.
Kishim mundësi të lexonim një lajm tronditës, i cili vërtetë na „zbathi këpucët nga këmbët“. Para brigjeve jugore të Spanjës, pra në Mesdhe, mbeti e ngujuar një balenë e bardhë, një prej gjitarëve më të mëdhenj në tokë. U bë një obduksion i balenës.
Në trupin e ngordhur të balenës, me peshë 4.5 tonë, u zbuluan 17 kilogramë mbeturina plastike. Zorra ishte e mbushur me mbeturina plastike. Autoritetet spanjolle njoftuan se për shkak të mbeturinave plastike, pothuajse kishte shpërthyer. Në barkun e balenës u gjeten në sasi të madhe 30 metra folie plastike dhe 59 pjesë të ndryshme nga fabrikat e serrave, që gjenden në brigjet e Andaluzisë. Vetëm në Mesdhe kemi rreth 250 lloje të kafshëve, të cilat vuajnë nga mbeturinat e plastikës, të cilat notojnë mbi ujë.
Të Gjelbrit këtyre ditëve kanë propozuar një projekt-ligj të ri në Gjermani, i cili parasheh një tatim për qeset e plastikës në vlerë prej 22 cent. Përdorimi i folieve plastike, të prodhuara burimet tokësore, duhet të kufizohet, thuhet në propozim. Zëdhënësja për ambient e të Gjelbërve e kërkoi këtë dhe e nxiti në veprim shoqatën gjermane për tregti, HDE. Por kjo shoqatë u përgjigj me refuzim. Nuk ka nevojë për rregullimin e përdorimit të qeseve të plastikës.
Gjermania, në krahasim me shtetet tjera ndotëse me mbeturina të plastikës, rreshtohet më poshtë në listën e atyre, që luftojnë kundër ndotësve. Franca dhe Italia kanë ndaluar në tërësi qeset plastike. Edhe shtetet në tranzicion, si India. Dhe shtetet në zhvillim, si Kenia. Mungon vetëm përmendja e Ruandës. Ky vend ka ndaluar me rreptësi importimin e qeseve plastike. Ruanda ka një ligj të ashpër, i cili ndalon edhe vizitorët që të fusin qese plastike në vend.
Atyre që arrijnë në aeroportin Kanonmbe në Kigali, atyre me miqësi, por menjëherë ju merren qeset e plastikës të dyqaneve Duty Free në Frankfurt. Për të zëvendësuar atë, në tavolinën pranë gjenden çantat Jute, të cilat mund ti blesh për një dollarë. Kur së fundi u ktheva nga Republika Demokratike e Kongos në Ruandën fqinje, ushtarët kufitarë inspektuan me saktësi valixhen time. Dhe shih, ata zbuluan tri qese plastike, të cilat i nxorën nga valixhja dhe i dërguan për ti shkatërruar.
Në të gjitha dyqanet dhe supermarketet, ligji i Ruandës zbatohet me ashpërsi. Askund nuk ka qese të plastikës, por as prodhime tjera nga plastika. Ndërsa te ne, plastika, në të gjitha format e saj, po përjeton një lulëzim të vërtetë. Jo vetëm që ekziston zakoni që librat për mbrojtjen e ambientit mbështjellën me plastikë, edhe prodhimet higjienike kanë mbështjellës plastik. Duke filluar nga shamponët, e deri te prodhimet tjera të lëngshme: çdo gjë paketohet në prodhime të plastikës. Nganjëherë ndryshohet vetëm dizajni i plastikës.
Shkurt, po lavdëroj një shtet gjysmë autoritar, në të cilin thjeshtë mund të ndalosh importimin dhe përdorimin e plastikës. Tatimi në plastikë është po aq efektiv, sa edhe cigaret gjithnjë e më të shtrenjta. Është kjo një tallje, ngase njerëzit ende thithin duhan, pikërisht ashtu siç nuk po ndikon rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve në organizimin e grevave të ngasësve të automjeteve për të mos vozitur më, por për të shfrytëzuar në vend të kësaj trafikun hekurudhor apo me autobusë.
Në komunikacionin ajror situata është edhe më e rëndë. Të gjithë ne e dimë se aeroplanët janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit, ngase ngarkesën më të madhe të mbeturinave në ajër e kemi për shkak të qarkullimit ajror.
Në Kosovë duhej të kishim një industri të madhe solare, në male do të mund të vendoseshin mullinj të erës, që të dyja këto gjëra së bashku do të mund ta shndërronin shtetin më të vogël në Evropë në shtetin më të sigurt energjetik të së ardhmes.
Në ndërkohë ekzistojnë firma, të cilat shesin shumë më lirë flatrat solare, se sa që ka qenë rasti para dy dekadave. Kosova do të mund të jetë shteti i parë, i cili do të arrinte nivelin prej 30 për qind të mbulimit me energji nga burimet e ripërtërishme. Edhe më tepër, nga ky shtet do të mund të fillonte një ofensivë e eksportit, me të cilën do të furnizoheshin edhe shtetet përreth, të cilat ende nuk e dinë se sa do të jetë e rëndësishme për të ardhmen energjia e sigurt.
Në të ardhmen ato do të jenë të detyruara të heqin dorë nga nafta dhe benzina, apo do të jenë të detyruara ta shfrytëzojnë në një mënyrë më kursimtare. Në Gjermani, ne e dimë: shpenzimet për flatrat solare dhe bateritë janë të larta. Por më pas, për vitet dhe dekadat e ardhshme vlen motoja:“Dielli nuk na dërgon llogari“.
(Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën „Express“. Autori është themelues i organizatës bamirëse dhe humanitare, Cap Anamur)


