GRANDEMALL

Ambicia e Kurtit kalon kufirin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pjesëmarrja e Albin Kurtit në protestën e opozitës në Maqedoni, shihet si sinjal i qartë i ambicieve të tij në shtrirjen e lëvizjes përtej kufijve të Kosovës. Ndonëse ka kohë që nga diskursi publik ka tërhequr temën e “Shqipërisë së madhe”, paraqitja e Kurtit në këtë protestë është parë si përpjekje e tij që të aktivizojë strategjinë e përfshirjes së kauzës së “Vetëvendosjes” përtej Kosovës.

Kurse pjesëmarrja e Albin Kurtit në protestën e organizuar nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare, organizata joqeveritare dhe intelektualë të pavarur, me moton “Drejtësi, Dinjitet, Demokraci” sipas partisë së tij është e domosdoshme për shkak të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në këtë shtet.

ARKATANA

Përderisa “Vetëvendosja” thotë se shqiptarët në Maqedoni po diskriminohen dhe se ky subjekt politik vazhdimisht do t’i përkrahë protestat e tilla, analistët politikë në vend thonë se Albin Kurti nuk e fsheh pretendimin që të jetë lider i një lëvizjeje gjithëshqiptare.

Por sipas tyre, bashkimi i shqiptarëve është i mundshëm vetëm në kuadër të proceseve integruese euroatlantike. Megjithëse, analistët vlerësojnë se skena politike në Maqedoni duhet të ndërrohet, ata thonë se kjo mund të bëhet përmes bashkëpunimit të shqiptarëve me opozitën maqedonase./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.