UBT

Ambasadori Wilhelm: Shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas vizitës treditore në Jug të Serbisë, ambasadori i Gjermanisë në Beograd Heinz Wilhelm ka vlerësuar së shqiptarët në komunë të Bujanocit dhe Preshevës janë të diskriminuar dhe se këtë fakt duhet marrë seriozisht.

“Nga biseda që kisha me përfaqësuesit politik të shqiptarëve, kam vërejtur se këta njerëz kanë ndjenjën se në Serbi janë të diskriminuar. Mendojë se këtë fakt duhet kuptuar seriozisht”, ka thënë ambasadori duke u përgjigjur në pyetjen e “Blic-it”, se me çfarë përshtypje largohet nga komunat Bujanoc dhe Preshevë, transmeton Titulli.

Duke u përgjigjur matej në këtë pyetje, ambasadori ka thënë se në bisedimet e zhvilluara ka marrë përshtypjen se situata atje është e komplikuar, pasi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë, shikuar në përgjithësi, “më shumë janë të drejtuar kah Kosova, Shqipëria e Maqedonia sesa Serbia”.

Uji Dea

“Sigurisht që kjo paraqet një problem serioz për Qeverinë e Serbisë. Jam i bindur se këtë qeveria serbe e ka kuptuar. Këtë e tregon edhe marrëveshja e arritur, respektivisht “Plani për shtatë pikat”. Rreth kësaj unë kam biseduar me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, zotëriun Zoran Stankoviq, i cili më ka konfirmuar se vetëm ka filluar implementimi i saj”, është shprehur ambasadori Heinz Wilhelm.

Ai ka konfirmuar se për këto çështje ka biseduar me përfaqësuesit relevant të shqiptarëve, kryetarët e komonave Bujanoc dhe Preshevë Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, deputetin popullor Riza Halimin si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.