ARKATANA

Ambasadori Selimi në “BMW 7”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ish-komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi, duket se ka pasur arsye të forta që ka lënë jetën ushtarake, edhe pse një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij e kaloi në uniformë.

Menjëherë pasi që u bë ambasador, ai i ka vendosur që rrugët e Shqipërisë t’i përshkojë me veturën më të re të markës BMW, dhe jo me atë të paraardhësit të tij, shkruan “Zëri”.

Burime të “Zërit” nga kjo ambasadë kanë treguar se Selimi ka kërkuar që gjatë shërbimit si ambasador i Kosovës të ketë në dispozicion veturë të re, “më të fortë sesa shumica e ambasadorëve tjerë në Tiranë”

“Ai kur ka ardhur në Tiranë, e ka pasur në dispozicion një veturë “BMW 5”, por nuk i ka pëlqyer. Nga fillimi i majit e ka thirrur në drekë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe gjatë drekës në restorantin ‘Grepi i Artë’, që është njëri ndër restorantet më në zë në Shqipëri, e ka shfaqur dëshirën që të ketë një veturë të re, e ka kërkuar decidivisht një BMW 7”, thotë ai.

FIDANISHTJA

Ky zyrtar i Ambasadës së Kosovës në Tiranë, thotë se personeli i MPJ-së nuk ia kanë “prishur qejfin”, ndërsa me procedurë të shpejtë ia kanë blerë atij veturën e preferuar, vlera e të cilit sillet rreth 50 mijë euro.

“Ambasadori ka dashur që të ketë veturë tepër luksoze… Në Tiranë vetëm ambasadori amerikan dhe ai i Turqisë i kanë veturat më të mira sesa ky”, rrëfen ai, duke thënë se edhe vetura e mëhershme vazhdon të mbetet në shërbim të ambasadës.

Mirëpo, zyrtarët e MPJ-së e kanë një arsyetim tjetër. Sipas tyre, MPJ ka qenë e obliguar që ta blejë një veturë të tillë, me qëllim që ta ketë në dispozicion gjatë takimeve të ndryshme që zyrtarët e MPJ-së kanë në Tiranë, me zyrtarë të vendeve të ndryshme perëndimore.

“Ajo është blerë për nevoja të ambasadës, jo të ambasadorit dhe është blerë për shkak se kemi fluks të madh të delegacioneve të Kosovës atje për shkak të aktiviteteve që ne i bëjmë në Tiranë. Ajo është në procedurë të blerjes, Komisioni ka qenë i formuar prej MPJ-së dhe janë duke i zhvilluar procedurat për blerjen e veturës”, thotë sekretari i MPJ-së, Nagip Skenderi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.