FITORJA

Ambasadori O’Connelli: Rugova kurrë nuk e pa pavarësinë, por ai e pa lirinë për të cilën luftoi!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka treguar rreth takimit që ka zhvilluar me të.

“Presidenti Rugova ishte një nga gjigandët e brezit të liderëve të viteve 1990-ta që e drejtoi Evropën Qëndrore dhe Lindore nga represioni deri në demokraci. Por, ai ishte shumë i sjellshëm. Unë ende e mbaj kristalin që ai zgjodhi për mua në fund të takimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, vizioni i Presidentit Rugova për një Kosovë demokratike, dhe besimi se bota nuk do ta braktisë Kosovën, ka ndihmuar për të mbajtur gjallë shpresat edhe në momentet më të errëta.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Kam pasur nderin ta njoh, për pak kohë, Presidentin Rugova.

Uji Dea

Në javën time të dytë në Kosovë, si një diplomat i ri në vitin 2004, unë e kam shoqëruar Shefin e Misionit në një takim me të. Isha nervoz dhe i emocionuar. Presidenti Rugova ishte një nga gjigandët e brezit të liderëve të viteve 1990-ta që e drejtoi Evropën Qëndrore dhe Lindore nga represioni deri në demokraci. Por, ai ishte shumë i sjellshëm. Unë ende e mbaj kristalin që ai zgjodhi për mua në fund të takimit.

Vizioni i Presidentit Rugova për një Kosovë demokratike, dhe besimi se bota nuk do ta braktisë Kosovën, ka ndihmuar për të mbajtur gjallë shpresat edhe në momentet më të errëta. Në fund të jetës së tij, udhëheqja dhe vizioni i tij krijoi ” Ekipin e Unitetit” që siguroi unitet dhe bashkëveprim gjersa Kosova negocionte rrugën e vështirë drejt pavarësisë.

Në funeralin e tij, unë e pashë respektin që bota kishte për të, dhe, sidomos për Kosovën. Ai kurrë nuk e pa pavarësinë, por ai e pa lirinë për të cilën luftoi.

U prehtë në paqe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.