Ambasadori O’Connell: Kosova e meriton liberalizimin e vizave, mirëpo së pari duhet plotësuar kushtet

Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell, në intervistën drejtpërdrejt të realizuar nga Gazeta Express në Ambasadën e Britanisë së Madhe, në pyetjet e parashtruara nga qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave për kosovarët, ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin, mirëpo së pari duhet plotësuar kushtet.
Qytetarët, gjithashtu, pyesin për ndihmën e Britanisë së Madhe si mike e Kosovës, çka mund të bëjë Britania që t’i ndihmojë Kosovës për liberalizimin e vizave, mirëpo ambasadori britanik thotë se Kosova i ka fuqitë e mjaftueshme për të shkuar vetë në Bruksel dhe ta kërkojë liberalizimin, mirëpo me plotësimin e kushteve të kërkuara.