Fundamenti

Ambasadori norvegjez: Ndryshimi i kufijve është i mundshëm, por nuk duhet të jetë qëllim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori norvegjez në Beograd, Arne Sanes Bjornstad, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Bjornstad ka thënë po ashtu se revokimi i lejes nga autoritetet kosovare për vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Banjë të Skënderajt, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai thotë se mesazh pozitiv nga e gjithë kjo ishte reagimi i presidentit Thaçi në lidhje me situatën e krijuar.

Bjornstad foli edhe për ndryshimin e mundshëm të kufijve mes dy vendeve, për të cilin tha se se mund të jetë zgjidhje, mirëpo sipas tij një ide e tillë nuk duhet të jetë cak i të dy vendeve.

Fundamenti

“Nganjëherë me duket se ne flasim për zgjidhje pa e marrë parasysh problemin. Asociacioni, ndryshimi i kufijve…i shoh si instrumente të mundshme, por jo qëllime dhe caqe. E rëndësishme është të arrihet një zgjidhje e cila e eliminon situatën aktuale dhe që siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Sipas ambasadorit norvegjez, referimi që po i bëhet Luginës së Preshevës si “Kosova Lindore” nga disa liderë kosovar nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, mirëpo megjithatë ai shton se edhe ata që e quajnë Kosovën si pjesë të Serbisë nuk duhet të befasohen nga këto deklarata.

Ai po ashtu rithekson se Serbia do të pranohet në Bashkimin Evropian vetëm kur të përmbushë të gjitha kriteret, e që sipas tij ndër kryesoret janë mos të ketë probleme të hapura me fqinjët e saj./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.