Ambasadori norvegjez emërohet shef i OSBE’së në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka uruar postin e shefit të misionit të OSBE’së, ambasadorit të Norvegjisë Jan Braathu.
Thaçi thotë se e njeh Braathu’n që nga koha e Rambujesë dhe e cilëson atë si “mik të pashoq të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
“I uroj Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu emerimin në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. E njoh Ambasadorin e nderuar që nga Konferenca në Rambuje dhe do tē kem kenaqesinë të bashkëpunoj me te në postin e ri. Ai është një mik i pashoq i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.