ARKATANA

Ambasadori kroat kërkon nga organet komunale përkujdesje për banorët e Letnicës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ambasadori kroat në Kosovë Zoran Vodopia, kë kërkuar nga autoritetet komunale të Vitisë që të shtojnë përkujdesjen ndaj këtyre banorëve . “ Ne jemi të informuar me përkushtimin e autoriteteve komunale të Vitisë për përmirësimin e jetës së banorëve kroat, por kërkojmë që të realizohen edhe projektet që kanë mbetur në gjysme, siç është ujësjellësi dhe ambulanca e fshatit e cila është rinovuar në tërësi, por ende s`ka filluar të funksionoj. Jemi të vetëdijshëm për moshën e tyre dhe se ata me vështirësi mund të përkujdesen për vetveten. Atyre u duhen ndihma dhe përkujdesje mjekësore”tha ai.

Banorët e komunitetit kroat të Letnicës së Vitisë, vazhdojnë të përballen me kushte tejet të vështira për jetesë. Mosha mesatare e tyre sillet rreth 68 vjeçare dhe kjo po ndikon që ata të mos kenë mundësi të përkujdesen për shëndetin e tyre.

Ambasadori kroat në Kosovë Zoran Vodopia, ka vizituar Vitinë dhe ka kërkuar nga autoritete komunale që të shqyrtojnë mundësit për një ndihmesë më të madhe këtyre familjeve kroate, kurse shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Schaulberger, ka paraqitur kërkesën e 18 familjeve kroate për tu kthyer në Kosovë.

Gjendja e rëndë ekonomike e banorëve të komunitetit kroat që jetojnë në komunën e Vitisë, ka detyruar ambasadorin kroat në Kosovë Zoran Vodopia dhe shefin e Misionit të OSBE-së Jean Cloud Shchurberger që të vizitojnë këtë komunë dhe së bashku me autoritetet lokale të shqyrtojnë mundësit për tu ndihmuar banorëve të këtij komuniteti që jetojnë në Letnicë.

41 kroatët e mbetur që jetojnë në këtë lokalitet, janë kryesisht të moshuar dhe mosha mesatare e tyre sillet rreth 68 vjeçare, që është indikator kryesor që ata të përballen me këtë gjendje, u tha nga të pranishmit në takimin që u mbajt me përfaqësues të komunitetit kroat dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore të organizuar nga OSBE.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean Cloud Shchurberger, ka theksuar se krijimi i parakushteve për jetesë në fshatin Letnicë, do të rezultonte edhe me kthimin e të shpërngulurve nga ky fshat, kur dihet se 18 familje kroate kanë bërë kërkesë për kthim në Kosovë.

GRANDEMALL

Ai theksoi se kjo do të ndikonte pozitivisht edhe në shtimin e përkujdesjes së këtyre banorëve që jetojnë këtu, kur kihet parasysh mosha e tyre.

Ndërsa ambasadori kroat në Kosovë Zoran Vodopia, kë kërkuar nga autoritetet komunale të Vitisë që të shtojnë përkujdesjen ndaj këtyre banorëve . “ Ne jemi të informuar me përkushtimin e autoriteteve komunale të Vitisë për përmirësimin e jetës së banorëve kroat, por kërkojmë që të realizohen edhe projektet që kanë mbetur në gjysme, siç është ujësjellësi dhe ambulanca e fshatit e cila është rinovuar në tërësi, por ende s`ka filluar të funksionoj. Jemi të vetëdijshëm për moshën e tyre dhe se ata me vështirësi mund të përkujdesen për vetveten. Atyre u duhen ndihma dhe përkujdesje mjekësore”tha ai.

Ambasadori kroat Vodopia paraqiti edhe problemin e uzurpimeve të shtëpive dhe shkatërrimin e tyre nga të zhvendosurit nga Maqedonia të cilët janë të vendosur në Letnicë e Shashare që nga konflikti i armatosur në Maqedoni.

Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, u shpreh se Komuna në vazhdimësi është përpjekur që tu ndihmoj dhe përpos ndihmave humanitare në ushqime, edhe kontrolla mjekësore janë realizuar dy herë në javë.

Ai ka njoftuar për angazhimet tjera në realizimin e projekteve të komunës në këtë lokalitet, dhe ka premtuar se do të vazhdojnë të jenë sa më afër këtyre familjeve.

Ndërkohë ka mirëpritur gatishmërinë e familjeve kroate për tu kthyer në Letnicë.
Banorët kroat të Letnicës dhe Shashares, aktualisht përballen me gjendje të rëndë ekonomike, por edhe nga të pranishmit në takimin e organizuar nga OSBE, u vlerësua se sikur të pasonte kthimi i familjarëve të tyre do të ndikonte pozitivisht në një përkujdesje më të mirë, sepse konkretisht ata kanë vështirësi të shumta për të kryer ndonjë punë shtëpiake./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.