UBT

Ambasadori italian për tentimin e hapjes së Urës së Ibrit: Është duke u bërë për qëllime politike, simbolike dhe elektorale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu ka thënë se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit është duke u bërë për qëllime politike, simbolike dhe elektorale.

Në një intervistë në Tëvë1, De Riu ka thënë se në këtë pjesë kanë dyshime të mëdha dhe shpreson që autoritetet e Kosovës t’i marrin parasysh kërkesat e aleatëve.

“Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për Pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjeshtë trafiku automobilistik nuk funksionon…Unë mendoj se kjo është pikërisht ky shembulli klasik, që të marrim një shembull qysh është rihapja e urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale. Këto kemi dyshime të mëdha, i kemi shprehur dhe shpresoj që autoritete e Kosovës të i marrin parasysh…”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Ditë më parë gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.