Uji Dea

Ambasadori italian Gifoni në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Sot komunën e Gjilanit, për të satën herë e ka vizituar ambasadori italian në Kosovë, Michaell Gifoni, i cili është pritë përzemërsisht nga kryetari i Komunës Qemajl Mustafa.

Qëllimi i vizitës së ambasadorit Michaell Gifoni shoqëruar nga Francesso Forte, udhëheqës i Zyrës së Tret të Drejtorisë së Përgjithshme të Bashkëpunimit Italian dhe znj. Santa Mole, që është drejtoresh e Njësisë Teknike Lokale- Bashkëpunimi për Zhvillim, është që nga afër të shihet realizimi i investimeve në qytetin e Gjilanit e veçanërisht në palestrën sportive dhe në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Investimet e koperacionit italian janë mjaft të dukshme në shkollat, institucionet shëndetësore dhe gjithandej nëpër institucionet publike.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, tha se për të satën herë e kemi këtu në Gjilan ambasadorin Gifoni, i cili me përkushtimin e tij na ka inkurajuar të gjithëve këtu që të përkushtohemi përditë e më shumë në implementimin e strategjisë nacionale për trajtimin e personave me të meta të veçanta. Ju tash më jeni në dijeni se Kooperimi italian, është qe tri vite duke punuar bashke me ne në komunë në trajtimin profesional të këtyre personave, projekt ky me shumë komponente që ka dhënë mjaftë efekte pozitive. Është investuar edhe në infrastrukturë fizike në qasjet në ndërtesat publike, në pajisjet e shoqatave që merren me persona me nevoja të veçanta, është investuar shumë në edukim dhe në ndërtimin e standardeve për trajtim të kësaj kategorie.

Uji Dea

Sot ambasadori është këtu me përfaqësuesin nga drejtoria e përgjithshme e zyrës për Ballkan, z. Franqesko Forten për të parë progresin e implementimit të këtij projekti të përbashkët dhe e kam kënaqësinë t’ju informojmë se kemi pas një progres të mirë. Po vazhdojmë që ta ndërtojmë një bazë të fuqishme të personave me aftësi të kufizuara, kemi botuar një udhërrëfyes për personat me aftësi të kufizuara për t’i informuar ata se ku mund të kryejnë shërbime në qytet. Gjilani është një shtëpi e miqve tanë siç është ambasadori italian dhe populli italian në përgjithësi.

Ndërsa Ambasadori italian tha se në Gjilan vjen gjithnjë me kënaqësi të madhe dhe tash e tri vite Kooperacioni italian ka filluar një projekt për realizimin e planit kombëtar të veprimit për persona me aftësi të kufizuara. E kemi zgjedhur Gjilanin për shumë arsye objektive e subjektive. Gjithnjë kur vi këtu ecurit janë të dukshme dhe të prekshme, mendimi im është se gjithnjë vërej jo vetëm ndryshimin e kushteve të personave me aftësi të kufizuara, por edhe perceptimi i tyre nga shoqëria dhe kontributi që ata mund të japin në shoqëri. Natyrisht mbetet ende për tu bërë, por ne kemi një bashkëpunim të mirë nga ana e kryetarit dhe e themi me përgjegjësi të plotë se mund të llogarit në ndihmën tonë të pakursyer.

Në fund të gjithë së bashku vizituan disa projekte të realizuara në qytet si në shkollën “Thimi Mitko” dhe palestrën sportive. /rajonipress/