FITORJA

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Jens Erik Grøndahl vizitoi Vitinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në vazhdën e aktiviteteve që po realizohen në kuadër të programit “Dialogu për Komunat Evropiane” (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, ambasadori i këtij shteti Jens Erik Grøndahl, i shoqëruar edhe nga Valmir Gashi, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, kanë qëndruar sot në Viti, ku janë pritur nga kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Fillimisht Haliti, duke u dëshiruar mirëseardhje, ka falënderuar mysafirët për vizitën në Viti e më pas e njoftoi ambasadorin norvegjez me aktivitetet komunale, të arriturat, resurset që i posedon kjo komunë, projektet që janë realizuar dhe nevojat që ka komuna e Vitisë.

Ambasadori Grøndahl, u informua edhe për sfidat, si dhe progresin në komunën e Vitisë gjatë viteve të fundit. Gjithashtu u interesua edhe për pozitën e të rinjve vitias dhe perspektivën e tyre në të ardhmen.

Fundamenti

Vizita e ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, është realizuar në kuadër të vizitave që ai po zhvillon nëpër komunat e Republikës së Kosovës, për tu njohur me zhvillimet pozitive dhe me praktikat e mira të funksionimit institucional. Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale KLGI, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë është duke implementuar programin “Dialogu për Komunat Evropiane” (DEM).

Ky program synon të forcojë qeverisjen lokale përmes avancimit të dialogut dhe politikave ndër-institucionale, ndërtimin e kapaciteteve, rritjen e rolit të komunave, promovimin e digjitalizimit dhe inovacionit, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në shenjë falënderimi për vizitën e realizuar sot në Viti, kryetari Haliti, e nderoi me një mirënjohje ambasadorin Grøndahl./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.