Mobi Casa

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar viziton ekipin e Kosovës në BETT 2026 në Londër

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, së bashku me Zëvendësshefin e Misionit, Vlorat Gashi, kanë vizituar ekipin e Kosovës që po prezantohet në panairin më të madh botëror të teknologjisë në arsim, BETT 2026, i cili po mbahet në Londër.

Ambasadori u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili prezantoi aktivitetet, projektet dhe inovacionet që po përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në panaire të tilla globale, si një mundësi e rëndësishme për promovimin e arsimit, teknologjisë dhe inovacionit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, Ambasadori Ilir Kapiti dhe Zëvendësshefi i Misionit, Vlorat Gashi, u njohën nga afër me prezantimin e zgjidhjeve teknologjike dhe arsimore, në një panair ku po marrin pjesë edhe kompani globale si Google, Meta dhe shumë të tjera lidere në fushën e teknologjisë dhe arsimit.

Hidromorava

Pjesëmarrja e Kosovës në BETT 2026 dëshmon potencialin në rritje të sektorit të teknologjisë dhe arsimit në vend, si dhe angazhimin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe avancim të vazhdueshëm të inovacionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.