FIDANISHTJA

Ambasadori i Izraelit në Beograd: Do të donim të shihnim një zgjidhje paqësore me Kosovën, por s’i përzihemi Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se pasi ka kaluar katër vite në Serbi, është i vetëdijshëm se çështja e Kosovës është një nga temat më të rëndësishme për Beogradin dhe se e kupton plotësisht të gjithë ndjeshmërinë për atë çështje, shkruan RTV, transmeton Express.

Ambasadori Vilan, në një intervistë për Tanjug, me rastin e përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar në Serbi, ka deklaruar se Izraeli është i ndjeshëm kur bëhet fjalë për konfliktet e tij, të cilat ai beson se mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta dhe jo përmes këshillave të vendeve të tjera.

ARKATANA

Këtu ai ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Izraeli do të donte të shihte një zgjidhje paqeje, por ka shtuar se nuk i takon Izraelit t’i japë këshilla Serbisë se si duhet ta zgjidhë këtë çështje.

“Si çdo vend tjetër, ne do të dëshironim të shihnim një zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës. Por ne nuk jemi këtu për t’i dhënë këshilla Serbisë se si të veprojë për këtë çështje,” ka thënë Vilan./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.