Fundamenti

Ambasadori i Çekisë falënderon kryetarin Haziri për partneritetin e shkëlqyer

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.

Kryetari Haziri e ka falënderuar ambasadorin Šilhavý për bashkëpunimin mes shkollës “Liria” në Pogragjë dhe shkollës “Valleticka” në Pragë në shkëmbim të përvojave dhe njohurive mes vete.

“Ambasadori Šilhavý po e viziton Komunën e Gjilanit pas një vizite në shkollën fillore “Liria” në Pogragjë. Kjo formë e bashkëpunimit mes shkollës “Liria” dhe asaj “Valleticka” në Pragë dhe vetë interesimi dhe mbështetja e pakursyer e ambasadorit, neve na bënë të nderuar si gjilanas, si Komunë dhe si qytetarë sepse ndihma iu shkon fëmijëve, shkollës, arsimtarëve dhe prindërve drejtpërdrejt në ndarjen e përvojave dhe njohurive në marrjen e shumë informacioneve që sot Europa i ka. Republika Çeke ndan shumë vlera kulturore të Europës së vjetër dhe të Europës së re”, ka thënë Haziri pas takimit.

ARKATANA

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka theksuar se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e Komunës dhe të nxënësve të shkollës “Liria” në Pogragjë dhe shkollës “Valleticka” në Pragë.

“Falënderoj kryetarin Haziri për mikpritjen. Unë jam shumë i kënaqur që e kemi një bashkëpunim të mirë me Gjilanin, përkatësisht me shkollën fillore “Liria” në Pogragjë, e cila ka partneritet me shkollën “Valleticka” në Pragë. Këtë vit e kemi nënshkruar memorandumin për bashkëpunim dhe mund të them se për gjysmë viti është një bashkëpunim i shkëlqyer. Nxënësit e kanë një uebfaqe të përbashkët dhe aty publikojnë gjëra që bashkëpunojnë në largësi. Mezi s’po presin të takohen mes vete. Nxënësit e shkollës “Valleticka” në vitin e ardhshëm do ta vizitojnë shkollën “Liria” dhe anasjelltas”, ka deklaruar ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.