ARKATANA

Ambasadori gjerman: Na duhen institucione stabile, punoni për të mirën e vendit

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasadori gjerman në Kosovë tha se të gjithë aktorët politikë duhet të mendojnë për të mirën e vendit dhe të mbështesin agjendën evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve stabile për të ruajtur momentumin pozitiv.

Këto komente, Rainer Rudolph i bëri në një intervistë për RTK-në, teksa tha se miqtë ndërkombëtarë nuk mund ta bëjnë punën e vetë shtetit të Kosovës.

“Mesazhi për të gjithë aktorët politikë, në të gjithë spektrin, mendojeni se çfarë është më e mira për vendin, në kuptimin e ndërveprimit tuaj me ne, pra me miqtë tuaj ndërkombëtarë, për agjendën ndërkombëtare evropiane që duhet të shtyhet përpara. Ajo çfarë mund të bëjmë ne si miq të këtij shteti, është që ta marrim këtë dinamikë që vjen nga vetë vendi, që rrjedh nga vetë vendi, nuk mund ta krijojmë këtë vetë, dhe për të pasur këtë momentum pozitiv, na duhen institucione stabile që e përfaqësojnë vendin”, u shpreh ambasadori gjerman.

Mobi Casa

Tutje, ai tha se Ligji për të huajt duhet të zbatohet në mënyrë që të mos pengojë jetën e përditshme të qytetarëve dhe pakicave, duke ruajtur shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

Ambasadori gjerman potencoi se partneriteti me Kosovën është i fortë dhe i përkushtuar, me fokus në zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, tregti, investime, zhvillim dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.