GRANDEMALL

Ambasadori gjerman martohet te xhamia e Tiranës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kyetarja e Kuvendit, besimtarja katolike nga Shkodra, Jozefina Topalli vë shami dhe shkon në xhaminë kryesore të Tiranës për të marrë pjesë në ceremoni martesore të një katoliku gjerman me një vajzë myslimane nga Libia. Duke dhënë kështu një shembull të tolerancës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.

Protagonist i dasmës është Andreas Nothelle, një kristian katolik, i cili është ambasadori i Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjenë.

Nothelle është dashuruar me një vajzë myslimane nga Libia, Salem. Edhe ajo ishte pjesë e delegacionit të OSBE-së që qëndroi këto ditë në Tiranë për sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri.

Nothelle dhe Salem, kanë lidhur martesën në Shqipëri pesë vjet pasi qëndronin të lidhur bashkë. Dhe ceremonia ka qenë myslimane, sipas rregullave islame. Ajo është kryer tek xhamia Et’hem Bej në Tiranë, pasditen e së shtunës.

FIDANISHTJA

Në xhaminë kryesore të Tiranës merrte pjesë sikundër shikoni në foto, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, por edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Mësohet se vendimin për ta bërë pikërisht në Shqipëri, ceremoninë myslimane të martesës, çifti Andreas dhe Salem e ka marrë që në Vjenë.

Ata mesa duket kanë përfituar nga rasti që ishin pjesë e delegacionit që merrte pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të OSBE që zhvillohej në Tiranë dhe, një rrugë e dy punë, të shtunën pasdite pas mbylljes së sesionit, kanë bërë martesën. Dhe vendimi për ta bërë këtë martesë në Tiranë ka qenë pasi ata kanë qenë të impresionuar nga harmonia fetare në Shqipëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.