Mobi Casa

Ambasadori francez në Beograd: Serbia të jetë e gatshme këtë vit për normalizim raportesh me Kosovën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori francez në Serbi, Pierre Koshar, ka deklaruar se presin që Serbia të jetë e gatshme për normalizimin e raporteve me Kosovën, proces ky që po konsiderohet se ka ngecur.

Koshari tha se çdo muaj është i rëndësishëm tani e tutje, duke përfshirë edhe dialogun Kosovë – Serbi.

“Do të thosha se tani e tutje çdo javë, çdo muaj është i rëndësishëm dhe shpresojmë se Serbia do të jetë e gatshme kur bëhet fjalë për reforma të rëndësishme në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, theksoi Koshari, transmeton Sinjali.

ARKATANA

Ndryshe, Kosova dhe Serbia nisën dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011 dhe, dy vjet më vonë nënshkruan marrëveshjen e parë si pjesë e dialogut në nivel politik.

Meqë nuk kishte përparim në terren, vitin e kaluar BE-ja propozoi një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën palët e pranuan, por nuk zbatuan ende gati asnjë pikë të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.