FITORJA

Ambasadori francez: Na duhet një qeveri llogaridhënëse para Kuvendit, na duhen partnerë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Francës Olivier Guerot, ka kërkuar që në Kosovë sa më shpejt të krijohet qeveria e re, e cila sipas tij do t`i jepte llogari për punën e saj Kuvendit të Kosovës.

Për më tepër, ambasadori Guerot, në Rubikon të Klan Kosovës, deklaroi se nuk është punë e tij se kush do të jetë në krye të institucioneve të vendit, por tha se e ka të rëndësishme të sigurohet të ketë nga Kosova partner për punët e përbashkëta diplomatike mes dy vendeve.

Guerot tha se në takimin e 12 majit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti përveç situatës aktuale politike kanë folur edhe për aplikacionin për Këshillin e Evropës, asociacionin e dialogun.

“[Në takim me kryeministrin Kurti] kemi diskutuar edhe për aplikacionin e Kosovës për Këshillin e Evropës, çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe më gjerësisht për çështjen e dialogut, përsëri edhe këtu na nevojitet një qeveri e përgjegjshme para kuvendit. Na duhen partnerët, ne jemi partner të Kosovës, na duhet dikush për të biseduar me ta”, tha Guerot.

FITORJA

Sipas tij, sa i përket mbështetjes së dialogut është thënë qartë edhe nga presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, se duhet që të ecet përpara. Kjo sipas Guerot dëshmon mbështetjen e Evropës dhe pritjet për progres nga dialogu.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar mesazhet e presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, ishte tejet i qartë dhe konstruktiv me drejtim pozitiv në atë që kishte thënë lidhur me dialogun. Ai ka thënë ejani të riangazhohemi në dialog duam të lëvizin përpara Kosova e Serbia. Pra nuk bëhet fjalë për rënie të mbështetjes nga vendi jonë, nga Evropa sepse jemi në të njëjtën linjë të gjithë për të parë progres”.

“Por na duhet qeveri përgjegjëse para kuvendit dhe nga pikëvështrimi im, nuk do të them natyrisht çfarë qeverise e kush do të duhet të ishte kryetar i kuvendit, kjo nuk është puna ime. Punë e imja është që të sigurohem ta kemi një partner për vendin tim, ta kemi një partner në punët tona të përbashkëta diplomatike”, tha Guerot./Indeksonline/ ta tretin laktozën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.