Uji Dea

Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re, jemi të shqetësuar për veprimet e pakoordinuara në Veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në një mbledhje të mbajtur sot në Vjenë, ka folur për situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë. Holland ka përmendur zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’ua nënvizojë bashkëbiseduesve në Kosovë nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re, raporton Express.

Ambasadori britanik Holland gjithashtu ka thënë se shteti i tij ndan shqetësime të theksuar në raportin e Misionit të OSBE-së, për nivelin e tensioneve në komunat veriore gjatë periudhës së raportimit.

Mobi Casa

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e shqetësuar për natyrën e pakoordinuar të mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetike për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë.

“Mbretëria e Bashkuar ndan shqetësimet e theksuara në raportin e Misionit mbi nivelin e tensioneve në katër komunat veriore gjatë periudhës së raportimit. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga natyra e pakoordinuar e mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetësore për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të sigurojë që komunitetet jo-shumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit, dhe të mbështesë angazhimet e Kosovës si një shtet gjithëpërfshirës dhe shumetnik”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.