UBT

Ambasadori britanik: Është e rëndësishme për Kosovën që Kuvendi dhe Qeveria të formohen sa më parë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Të dielën e 9 shkurtit, mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote (afro 800 mijë) votuan për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre politik.

Aktualisht, bazuar në rezultatet preliminare duket se asnjëra nga subjektet politike nuk mund ta formojë qeverinë pa koalicion.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i hyri garës zgjedhore me pretendimet për t’i marrë 500 mijë vota, por nuk ia arriti qëllimin.

Nga të dhënat e procesuara të deritanishme del se janë numëruar 99.72 për qind e votave.

E para është Lëvizja Vetëvendosje, 341 mijë e 672 vota apo 40.81 për qind.

Më pas vjen, Partia Demokratike e Kosovës, me 184 mijë e 499 vota, apo 22.05 për qind.

Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës, me 147 mijë e 827 vota apo 17.67 për qind.

Derisa AAK me partnerët e koalicionit “Për Kosovën Fituese”, renditet e katërta me 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind.

Uji Dea

Me këtë rast, Klankosova.tv ka pyetur edhe tek Ambasadat të vendeve kryesore në Kosovë, rreth asaj se a do të mund të ketë ndonjë bllokadë institucionale muajve në vazhdim.

Rezultatet aktuale zgjedhore i ka komentuar edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Ai tha se është e rëndësishme për Kosovën që Kuvendi dhe qeveria e re të mund të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

”Në mënyrë që Kosova t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe të angazhohet plotësisht në arritjen e përparimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe dhe mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë nën qeverinë e re”, deklaroi diplomati britanik.

Hargreaves, u shpreh i kënaqur që pa shumë qytetarë të Kosovës në ditën e zgjedhjeve, duke ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje të vendosim një ekip të fortë vëzhguesish bashkë me Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së. E përgëzoj Kosovën për një proces të qetë dhe paqësor zgjedhor, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Për një vend kaq të ri, është e dukshme fuqia dhe funksionimi i institucioneve të pavarura të Kosovës”, tha ai.

“Procesi i mbetur drejt certifikimit zyrtar të rezultateve tani duhet të vazhdojë pa probleme dhe pa vonesa”, u shpreh për Klankosova.tv ambasadori britanik Johnatan Hargreaves. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.