UBT

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt finishit, koha është tani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, tha se takimi në Bruksel për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për situatën në veri është duke përparuar.

Godfrey tha se është në kontakt me zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për ta mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja.

Godfrey tha se Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt dakordimit final, dhe për këtë, koha është tani.

Mobi Casa

“Unë jam në kontakt të ngushtë sot me mikun tim Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetje për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, tha Godfrey.

Më herët uraportuanga zv.kryeministri, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.

Por Stano thotëse bisedimet për zgjidhjen e ngërçit në veri të Kosovës janë duke vazhduar. Ato janë duke u ndërmjetësuar nga I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.