Eko Higjiena

Ambasadorët që do të kthehen deri në qershor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në qershor të këtij viti në Kosovë pritet të kthehen nëntë ambasadorë nga vendet ku kanë shërbyer deri më tani. Ministria e Jashtme tashmë ua ka dërguar dekretin për kthim. Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile ankohen se ambasadat kosovare janë shndërruar në çerdhe për rehatimin e militantëve politikë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e ka dërguar dekretin për kthimin e nëntë ambasadorëve kosovarë nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani, përderisa kthimi i tyre pritet të ndodhë në qershor të këtij viti.

Eco Higjiena

Gazeta “Zëri” ka mësuar se dekreti për kthim në Kosovë tashmë u është dërguar: ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe Lirim Greiçevcit, Shpend Kallabës, ambasador në Bullgari, Sabri Kiqmarit, ambasador në Australi, Valdet Sadiku, diplomat në Serbi, Nexhmi Rexhepit, ambasador në Slloveni, Vjosa Dobrunës, ambasadore në Holandë, Avni Spahiut, ambasador në Turqi, Rexhep Bojës, ambasador në Arabinë Saudite, si dhe Edon Canës, konsull i Kosovës në Strazburg.

Pas kthimit të ambasadorëve zyrtarë për informim në MPJ thonë se postet vakante të diplomatëve kosovarë në këto shtete do të plotësohen, duke marrë parasysh legjislacionin aktual në fuqi dhe procedurat e përcaktuara në të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.