FIDANISHTJA

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Dialogu është e vetmja rrugë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Hetimet për eksplozivin në kanalin ujor Ibër-Lepenc janë duke vazhduar dhe akuzat e ndërsjella konsiderohen të panevojshme. Ftojmë të gjithë që ta lejojnë hetimin të marrë rrjedhën e vet”, ka thënë Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë.

“Përfaqësuesja e Lartë e cilësoi këtë incident si ngjarje terroriste, të rëndë dhe tani jemi në fazën e hetimit. Nuk mendoj se duhen akuza të tilla, duhen prova. Le ta lëmë hetimin të marrë rrjedhën e tij. Të gjithë aktorët, siç thashë edhe më parë, duhet të përmbahen nga akuzat që mund të cenojnë stabilitetin dhe të shkaktojnë frikë te qytetarët. Deri më tani nuk kishte asnjë informacion të qartë për të vërtetuar identitetin e autorëve. Prandaj, duhet ta lëmë hetimin të vazhdojë”, tha ambasadori Rohde në RTK2.

I pyetur për vlerësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë e kthimit në dialog, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gueraud, ka theksuar se dialogu nuk ka alternativë.

Hidromorava

“Faleminderit që na ftuat të prezantojmë pikëpamjet e vendeve tona, Gjermanisë dhe Francës, të cilat ndajnë të njëjtat analiza kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi thellësisht të bindur se dialogu nuk ka alternativë dhe është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe normalizimin e marrëdhënieve. Është e nevojshme për qytetarët e Kosovës, por edhe të Serbisë, tha ambasadori Gueraud.

“Mungesa e rezultateve në dialog tregon se sa e rëndësishme është arritja e një dialogu të suksesshëm, sepse ndikon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve në Kosovë”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.