UBT

Ambasada e SHBA’së njofton për takimin Kasanof-Osmani, Qeverisë ia përmend veprimet e djeshme – çmon qëndrimin e Presidentes

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës kanë ndarë detaje të reja rreth takimit në mes të presidentes Vjosa Osmani me ndihmës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof. Nga ambasada thanë se temë e diskutimit ka qenë edhe aksioni i djeshëm në mbylljen e objekteve të komunave paralele në katër komuna në veri të vendit, përcjell Gazeta Express.

Në reagim tutje thuhet se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje një aksion pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare.

ARKATANA

Tutje, nga ambasada theksojnë se vlerësojnë qëndrimin e presidentes Osmani që të ketë koordinim me aleatët rreth veprimeve të Qeverisë.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot DAS Alexander Kasanof dhe Presidenti Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh kyçe, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.