RCCOLA

Ambasada e Kosovës në Zvicër, vatër e unitetit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Bashkimi e bënë fuqinë! Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, mbrëmë më 23.02.23 në Bern, ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe atë pak metra nga Parlamenti zviceran dhe përballë Helvetiaplatz, vend që njihet nga të gjithë veprimtarët, që jetojnë e veprojnë në Zvicër e sidomos nga ata, që kanë organizuar apo marrë pjesë në protesta të shumta, kundër regjimit të Serbisë.

Ky vend dridhej në atë kohë nga veprimtarët e të gjitha trevave shqiptare. E sonte, padyshim, se shumë nga ata që kanë kontribuar për pavarësi të Kosovës, ju ka kujtuar ai vend.

Shumë të tjerë, që kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur fatin ta shohin Kosovën e pavarur, perëndia ia bëftë dritë në përjetësi.

Në mesin e shumë të pranishmëve, ishte edhe konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe stafi i tij, pastaj veprimtarë, familjarë dëshmorësh, intelektualë, afarist, prijës fetarë e sportistë, nuk na harruan edhe neve nga Krahina e Mollës së Kuqe.

Në mesin e shumë zviceranëve, diplomatë të shteteve të tjera që veprojnë në Zvicër ishte edhe sekretarja e shtetit të Zvicrës, Livia Leu e cila mbajti edhe një fjalë përshëndetëse. Ishte ambasadori Kukeli ai i cili me një fjalë modeste dhe me plot kuptim, fjalim brilant, falënderoi çdo bashkatdhetarë për kontributin që e ka dhënë për një Kosovë të pavarur si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me shtetin zviceran dhe popullin e saj.

UBT

Ai ndër të tjera përmendi edhe kontributin e mërgatës sonë që e ka dhënë e po e jep në të gjitha drejtimet në Zvicrën mike. Pas intonimit të himneve të gjithë e kuptuan se programi festiv filloi e salla ishte e përmbushur. Në një atmosferë të papërshkrueshme me fjalë, ambasadori i Kosovës, Z. Sami Ukelli dhe stafi i tij edhe njëherë dëshmuan, se Ambasada e Kosovës është institucioni që do të bashkoj edhe në festa të tjera të gjithë shqiptarët, pavarësisht, se nga cila trevë vijnë, në çfarë subjekti politikë janë, apo besimi fetarë kanë.

Kosova është e jona, për të gjithë u angazhuan, dikush më shumë e dikush më pak, prandaj të bashkohemi edhe më shumë dhe të përcjellim amanetin e dëshmorëve, që dhanë më të shtrenjtën e kësaj bote, jetën, që ne të jemi të lirë, të kemi shtetin tonë dhe për të të punojmë shumë. Programi festiv pas dy fjalimeve, vazhdoi me disa pika artistike ose një koncert modest nga Shkodran Osmanaj dhe Leutrim Aliji.

Lavdi jetës dhe veprës dhe i përjetshëm kujtimi qoftë për ta! Në këtë kremtë isha së bashku me veprimtarin e dëshmuar të kauzës sonë kombëtare, nga Tërnoci, z.Rafet Ademi, nga ai vend i Komandant Lleshit, Dr.Llukman Halilit, Akademikut, Nexhat Daci, shkrimtarit të njohur, Skender Gashi, diplomatit, Shaip Kamberi, kryetarit të komunës së Bujanocit, Dr. sc. Nagip Arifi e shumë atdhetarëve të tjerë, që ka dhënë kjo pjesë e tokës së Peonis Dardane, takuam shumë miq dhe me disa bëmë edhe foto kujtimi. Ju takofshim në gëzime! Faleminderit Ambasadorit, z.Sami Ukelli dhe stafit të ambasadës për ftesën! Shkruan publicisti, shkrimtari, poeti dhe ambasadori i paqes, Dashnim Hebibi në profilin e tij në FB.