ARKATANA

Ambasada britanike: Jemi të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës për mbylljen e pikave të postës serbe pa koordinim paraprak

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se janë të zhgënjyer me veprimin e institucioneve të Kosovës për mbylljen e pikave të postës serbe në veri të Kosovës, pa koordinim paraprak dhe pa marrë parasysh efektin që një vendim i tillë ka tek qytetarët e thjeshtë.

Besnik Velija

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në mënyrë serioze për zgjidhjen e këtyre çështjeve, duke përfshirë edhe përmes dialogut e lehtësuar nga BE-ja.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimi i djeshëm i autoriteteve të Kosovës për mbylljen e zyrave të postës serbe në veri të Kosovës, pa koordinim paraprak apo pa marrë parasysh ndikimin e këtyre mbylljeve tek qytetarët e thjeshtë. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet seriozisht për zgjidhjen e këtyre çështjeve përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Uji Dea

Lidhur me veprimet e institucioneve të Kosovës në Veri dhe mbylljen e pikave të postës serbe dje kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Bashkimi Evropian e ka konsideruar veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja” dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut me Serbinë.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar ashpër duke e cilësuar si veprim të pa koordinuar dhe kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.