Eko Higjiena

Ambasada Amerikane: Takohemi me përfaqësuesit e VV nëse publikisht distancohen nga dhuna

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka thënë se ajo ka kontakte me Vetëvendosjen në nivele të grupeve të punës, por ka mohuar se kjo parti ka pasur takime me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pohimet e bëra së fundmi në një intervistë me Klan Kosova se zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit janë të pasakta”, theksoi Ambasada e SHBA-ve në përgjigjet me shkrim për emisionin Info Magazine, të Klan Kosova.

Reagimi i Ambasadës vjen pas deklaratave të Sekretarit organizativ të Vetëvendosjes në Klan Kosova, Dardan Molliqaj, se edhe “SHBA-të e kanë kuptuar se Vetëvendosje është zgjidhja më e mirë për Kosovën”.

FIDANISHTJA

Sipas Ambasadës Amerikane, ka “kontakte të rregullta të nivelit të punës me Lëvizjen Vetëvendosje”

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka ripërsëritur në të shkruar për emisionin Info Magazine të Klan Kosova, se Ambasadorja Tracy Ann Jacobson, do të takohej me Vetëvendosje nëse kjo e fundit do të tërhiqej publikisht nga praktikat e dhunës.

“Sikur që ka deklaruar Ambasadorja edhe më parë, ajo do të ishte e lumtur të takonte Vetëvendosjen dhe të ketë shkëmbim të mendimeve, edhe në qoftë se ato janë të papajtueshme, nëse Vetëvendosje do të tërhiqej publikisht nga praktikat e intimidimit fizik”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së SHBA-ve për emisionin “Info Magazine”. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.