United Hospital

Ambasada amerikane: Përfaqësuesi special Gabriel Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar, i cili edhe zyrtarisht tashmë është përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane uron përfaqësuesin e ri për Ballkanin Perëndimor, ndërsa thekson se Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendës ndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BeH”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Mobi Casa

Ndryshe, gjatë të dielës Escobar ishte për vizitë në Bosnjë Hercegovinë, pas tensionimit të situatës atje.

Para vizitës atje, ai ka thënë se dëshiron t’u dërgojë mesazh qytetarëve të këtij vendi se nuk do të ketë luftë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.