Mobi Casa

Ambasada amerikane: Liderët e Kosoves e rajonit t’i lënë dallimet, është koha për t’i shëruar te sëmurët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga liderët politikë që të lënë anash dallimet dhe të përqëndrohen te shërimi i të prekurve nga virusi covid-19.

Duke cituar deklaratën e Presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me shpërthimin e koronavirusit në gjithë botën, Ambasada amerkane bën thirrje për unitet në vend, transmeton Gazeta Express.

“Virusët nuk njohin kufi. Tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike vendore dhe rajonale të mos lejojnë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë kohë të nevojës kolektive. Siç edhe ka thënë Presidenti Trump rishtazi: “Të gjithë ne jemi në këtë së bashku. Ne duhet ta lëmë politikën mënjanë, ta ndërprejmë mendje-ngushtësinë, dhe të bashkohemi gjithë së bashku si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë mbetet më e ndritshme sesa mund të imagjinohet. Duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata në nevojë, do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më të fortë dhe më të unifikuar se kurrë më parë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Fundamenti

Atu shkruan se vetëm duke vepruar të bashkuar dhe në ndihmë të njëri-tjetrit, do të mund t’i jepet përgjigjja virusit, që ka prekur gjithë botën.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve lokalë dhe ata në rajon që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të mbështesësh njëri-tjetrin është përgjigjja ndaj kësaj sfide”, thuhet në njoftimin. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.