GRANDEMALL

Ambasada Amerikane apel Kuvendit: Miratojeni Gjykatën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë lëshoi sot ka lëshuar një deklaratë për media, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend , e kryesisht rreth tentativave për ta kaluar në Kuvendin e Kosovës një Gjykatë Speciale që do të merrej me pohimet e Dick Martyt.

Lexojeni të plotë deklaratën:

“Ambasada e SHBA-ve është e inkurajuar nga aprovimi i sotëm nga ana e Qeverisë së Kosovës i ligjit për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave mes Presidentes Jahjaga dhe Baroneshës Ashton. Ky vendim qartësisht i vë interesat afatgjata të Kosovës para shqetësimeve politike afatshkurtëra”.

Uji Dea

“Ne tash apelojmë në anëtarët e Kuvendit të Kosovës që të mbajnë këtë momentum duke miratuar krijimin e një gjykate të Kosovës për t’u marrë me pohimet serioze nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2010. Bota është duke shikuar për të parë a është Kosova e përkushtuar për një proces juridik që me paanshmëri mund t`i zgjidhë këto pohime përfundimisht”.

“Për të ecur përpara Kosova duhet të merret me këto pohime. Dështimi për të krijuar këtë gjykatë do t’i detyrojë trupat tjera ndërkombëtare që të merren me këto pohime. Kjo do t’i bëjë dëm të pamatshëm imazhit të Kosovës dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Anëtarët e Kuvendit do t’i shërbejnë më së miri interesave të Kosovës duke qenë të përkushtuar për një proces juridik kredibil juridik që është i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare”.

“Ambasada e kupton se kjo është një çështje e ndjeshme për Kosovën. Sidoqoftë, ky është një hetim që përqëndrohet në individët dhe nuk është gjykim kundër përpjekjeve kolektive të Kosovës për çlirim. Krijimi i kësaj gjykate është opcioni më i mirë për mbylljen e këtij kapitulli të historisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të qëndrojnë pranë Kosovës gjersa ajo vazhdon të ecë përpara me këtë detyrë thelbësore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.