Alushi nis bisedimet me St. Paulin

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi, ka nisur bisedimet me skuadrën gjermane, St. Pauli, që garon në Bundesliga 2, për vazhdim të kontratës.
Bisedimet kanë nisur të enjten, njofton “abendblatt.de”. Ish-mesfushori i disa skuadrave gjermane, me St. Paulin ka kontratë deri në qershor të këtij viti, përcjell sot Koha Ditore.
Ai këtë edicion ka kontribuar me dy asistime në 13 paraqitje. Ditë më parë Alushi u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2015 në Kosovë.
http://koha.net/?id=6&l=93624