Alpinistët shqiptarë pushtojnë Mount Everestin!

/ 2 minuta lexim

Iniciativa Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Siç bën të ditur portali Fjala e lirë, alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi, ia dalin të pushtojnë Everestin, për të ngritur në çatinë e botës flamurin shqiptar. Lajmi konfirmohet nga një mesazh i marrë nga presidenti i kompanisë udhërrëfyese.

Alpinistët kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT). Nga grupi prej 6 alpinistësh, nga njoftimi mësohet se ia kanë dalë 4 nga 5 alpinistët, thuhet më tej në njoftimin e portalit të përmendur.

KKVITI

Nuk bëhen të ditur ende emrat e alpinistëve që hipën në majë.Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Fatjon Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota.Iniciativa u sponsorizua nga Vodafone, Raiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe sporteve.(albinfo)