Uji Dea

Alma Lama e bart entuziazmin e Vetëvendosjes në LDK

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Alma Lama ishte shfaqur entuziaste në mbrojtje të politikave të Lëvizjes Vetëvendosje tri vjet më parë kur edhe kishte braktisur gazetarinë për t’iu bashkuar asaj.

Por, pas ftohjes së raporteve me udhëheqësinë e kësaj partie, kishte filluar të merrej me tema fetare. Kurse tash, pasi që kaloi në LDK, Lamës duket se iu ka kthyer entuziazmi i dikurshëm për të postuar foto me koleget partiake apo edhe për të bërë fushatë për Shefin që po garon për Kryetar të Prishtinës.

RCCOLA

E tillë duket edhe në një foto të postuar në profilin e Vjosa Osamanit, e të cilën është identifikuar edhe ajo. Të dy deputetet mbajnë plisin në kokë, derisa në prapavijë duken si mos më keq ca veshje të ekspozuara kombëtare./express/