RCCOLA

Alketa e kënaqur me këndimin në ‘X Factor’

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Të dielën mbrëma, prezantuesja e versionit shqiptar të ‘X Factor’, Alketa Vejsiu, u rikthye në rolin e këngëtares. 29-vjeçarja performoi këngën “Everytime” të Britney Spears dhe është shprehur shumë e lumtur me paraqitjen e saj në spektakël.

“Një ndër performancat më të bukura të gjitha kohërave. ‘Everytime’ cover në YouTube… Faleminderit skuadrës së jashtëzakonshme të X Factor. Verës, e dashura ime. Marcelos dhe Olsit për ndriçimin, Lilit për makijazhin perfekt, Irkencit për produksionin muzikor, Taos për grafikët dhe të gjithë çunave e gocave të reja që punojnë për këtë super seria”.

Mobi Casa

“Faleminderit Alban Skenderaj për prezantimin origjinal. E dua X Factor”, ka shkruar Alketa në Facebook. /Telegrafi/